Shqipëria tranzit për emigrantët, synojnë Europën

Në Qendren e Karreçit ndodhen 40 shtetas të huaj të cilët janë ndaluar në kufirin shqiptar pasi nuk ka qënë të pajisur me dokumenta të rregullta.

Personat që ndodhen në qendren që është në varësi të drejtorisë së kufirit dhe emigracionit vijnë nga vendet e luftës në Lindjen e Mesme dhe Shqipërinë e përdorin si tranzit drejt vendeve të Evropërs.

Shpëtim Ahmetaj: “Shumica e tyre kërkojnë të kalojnë nëpërmjet Shqipërisë dhe nuk kërkojnë që të akomodohen ose të rrinë në Shqëipëri. Aktualisht në qendrën e të huajve kemi 40 të trajtuar

Shumica e tyre, sipas përfaqësuesit të Drejtorisë së Emigracionit dhe Kufiri, vijnë nga kufiri me Greqinë.

Shpëtim Ahmetaj: “Janë të shtetësive nga: Siria, Eritrea, Pakistani, Afganistani, gjithmonë nga zona e Lindjes. Gjithmonë vijnë nga Kakavija, Kapshtica, por nga Kakavija më tepër.”

Drejtoria e kufirit dhe emigracionit pas trajtimit të të huajve me ndaluar në territorin shqiptar vendos nëse këta shtetas duhet të transferohen në qendrën për azilkërkuesit ose drejt vendeve të tyre të lindjes.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com