Si u transformua Bregu i Lumit

Qytetarët që jetojnë pranë zonës së njohur si Bregu i Lumit kanë shpëtuar tashmë prej përmbytjeve që pësonin thuajse pas çdo shiu. Ndërhyrja e Bashkisë së Tiranës për rehabilitimin e gjithë kësaj zone me ndërtimin e skarpateve dhe pritave në gjatësinë prej 8 kilometrash të Lumit të Tiranës  ka zbehur tensionin e banorëve dhe ka zvogëluar dëmet materiale dhe efektet në mjedis.

Sot, Bregu i Lumit, nuk është më i ekspozuar si vend grumbullimi për mbetjet inerte dhe urbane, por ka një ndikim të lartë pozitiv në ekosistem, familje dhe në qytetin që transformohet.

Sistemi i lumit ka bërë që jo vetëm ai të futet brenda shtratit, por ndërkohë ujërat e zeza shkojnë në kolektorë dhe nuk hidhen më në lumë si dhe është bërë gjelbërimi i zonës në të dy anët e skarpateve.

Në tetor 2013 , 513 familje të cilat jetonin në zonën e Bregut të Lumit u përmbytën duke sjellë një dëm kolosal për ekonominë e tyre, por edhe për qytetin, ndërkohë që falë nisjes së punimeve nga  administrate e re për rehabilitimin, në vitin 2016 ishin 154 familje të dëmtuara.

Ndërsa 2017 do mbahet mend si viti që shmangu përmbytjet në zonën e Bregut të Lumit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com