Siguria ushqimore, Zusi: Në treg ka produkte me ngjyrues dhe aflatoksinë

Në tregun shqiptar tregtohen produkte që përmbajnë mikrobe, salmonelë, ngjyrues, aflatoksisë e deri në vaj palme, që rezulton i rrezikshëm për shëndetin e konsumatorëve.

Studimi i kryer nga Qendra për Ekporte Shqiptare vë në dukje këtë fakt alarmant.

Alban Zusi, drejtor i kësaj qendre, sqaron se produktet në të cilat janë konstatuar këto probleme, janë: Mishi, qumështi, vaji i ullirit dhe gjalpi.

Alban Zusi: Mishi dhe nënproduktet e tij: në një produkt është parë ngarkesë e lartë mikrobioale, në një tjetër është parë prezenca e sarmonelës, ndërsa në disa produkte të tjera janë parë prezenca të ngyruesit. Në qumësht dhe nënprodukte të tija: është konstatuar një rast me ngarkesë mikrobioale, një rast me aflatoksinë dhe një rast tjetër me acid oleik dhe palmik mbi normat e lejuara. Vaji i ullirit, me prezenca të produkteve të tjera të shtuara.

Për Zusin, fenomeni mund të evitohet vetëm përmes kontrolleve të vazhdueshme në kompani fantazmë, si dhe ngritjen e një këshilli konsultativ në Ministrinë e Bujqësisë.

Alban Zusi: Ne kemi propozuar edhe krijimin e një këshilli konsultativ pranë Ministrit të Bujqësisë me përbërje ekspertë të njohur, njerëz nga biznesi por edhe njerëz nga shoqëria civile për të adresuar vazhdimisht shqetësimin e qytetarëve dhe bizneseve të rregullta e serioze dhe cili është shqetësimi që i vjen nga fusha e ekpsertizës.

Sa i përket studimit, Zusi thotë se i është dërguar edhe institucioneve përkatëse, por reagimi nuk ka qenë në nivelet e pritura, pasi sipas tij, administrata ka probleme me kompetencat dhe vullnetin për ndërhyrje.

Alban Zusi: Ligji është i paplotë, kemi institucione që marrin kompetencat e njëri-tjetrit dhe ndërpritet zinxhiri i inspektimit nga njëra hallkë në tjetrën. Ka mungesë komunikimi ndërinstitucional. Nga AKU ka lëvizje xdhe aksione konkrete ëpr sigurinë ushqimore dhe për të propozuar disa iniciativa rregullative nga ana e këtij institucioni, bazuar në rekomandimet tona.

Nga gjetjet rezulton se kategoria fruta-perime është 100% pa probleme dhe me parametra brenda normave europiane.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com