Sistemimi i telave në Tiranë, “merimangë” që “mbyt” çdo lagje

Edhe pse për pak ditë mund të hapim negociatat me BE-në, në rrugët tona shihen pamje që të kthejnë dekada pas.

Planet  që shihni i përkasin zonës së Selvisë, gati në qendër të Tiranës, aty ku lehtësisht gjithkush mund të përballet me një dyzinë kabujsh, të cilat janë të rrjetit elektrik, linjave të internetit etj.

Banorët e zonës ankohen, se prej vitesh për përmirësimin e situatës kanë bërë kërkesa, por ato kanë rënë në vesh të shurdhër, ndonëse kohë më parë nisi  një aksion, për stabilizimin dhe disiplinimin e rrjeteve ajrore të kabllorëve apo linjave të internetit .

Qytetar:Kabujt që janë afër nesh, kanë rreziqe që mund të na rrezikojnë shëndetin, duke u këputur dhe mund të shkaktojnë aksidente. Kabujt ajror duhet ti fusin në tokë, pasi janë shëmti por edhe rrezik për jetën tonë.

Qytetar: Janë si merimanga. Është e rrezikshme, por nuk mendon kush. Kur të mbetet ndonjë nëpër çati, atëherë do thonë obobo ça u bë.

Qytetar: Mirë nuk është që të jenë kështu, pasi janë si rrjetë merimange. Mund të kapin ndonjë fëmijë por edhe të rritur. Shikoje si janë, korenti, interneti, telefoni, të gjitha kanë rrezik.

Qytetar: Shumë të rrezikshme, asgjë nuk është e sigurtë. Janë kabuj të përzier.

Qytetar:Nën tokë janë shumë më mirë. Edhe kabujt e internetit, por sidomos ato të rrjetit të energjisë elektrike. Kur ka erë është rreziku më i madh për ne.

Kohë më parë u hartua edhe një projekt, që synonte, që përveç çlirimit nga kabujt në shtyllat elektrike, ato të ndriçimit apo edhe nga pemët, të zbatohej edhe në Shqipëri projekti smart city njësoj si në vendet perëndimore.

Por deri tani, pamjet dhe dëshmitë e banorëve, tregojnë, se lagjet e kryeqytetit do të vijojnë të përballen me të tilla imazhe, që hera herës rrezikojnë edhe jetën e përdoruesve të rrugëve ku janë të vendosura.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com