Situata e Vllaznisë, Trajneri Cungu analizon momentin e skuadrës shkodrane

Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu ka analizuar momentin që po kalon skuadra shkodrane pas disfatës ndaj Skënderbeut. Ai gjithashtu është ndalur tek sfida përballë Luftëtarit që mund të përcaktojë shumë përsa i përket vendit të 4-ët, ndërkohë që nuk ka anashkaluar as çështjen e gjykimit.

Trajneri i Vllaznisë Armando Cungu nuk e ka përjetuar aspak mirë disfatën në 5 minutat shtesë ndaj Skënderbeut. Tekniku shkodran pas asaj ndeshje ka marrë një vendim të rëndësishëm për të cilën ai personalisht nuk tërhiqet, pra që Cicmil dhe Agoviç për sa kohë ai të drejtojë Vllazninë nuk do të aktivizohen në 18-she.

I zhgënjyer trajneri i Vllaznisë  është edhe nga gjykimi kundrejt Vllaznisë këtë sezon, ndërsa sytë i ka hedhur tek takimet e mbetura ku synon pozicionin numër 4 me shpresën që kjo të përkthehet në një vend në Europa League.

Për mënyrën si ka rrjedhur kampionati deri në këtë jave, e ku gara mes 3 ekipeve për tu shpallur kampion sa vjen dhe rritet, Armando Cungu e ka një mendim, se kush sipas tij duhet të fitojë kampionatin.

Të ardhmen e tij ai nuk e ka vendosur, edhe pse dëshira mbetet e madhe që të kontribuojë për skuadrën e tij të zemrës Vllazninë, që siç thotë vetë ai, ka qënë edhe periudha me e lodhshme e karrieres. Por për një ekip pretendent në sezonin e ri, shpresë të vetme ai sheh vetëm privatizimin, që do ta bente Vllazninë një ekip pretendent.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com