Sot 6 deputetë dalin para gjykatës

Gjashtë deputetët e VMRO-DPMNE-së të dyshuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë”, sot do duet të paraqiten para gjykatësit hetues.

Gjykata Penale ka pranuar njoftimin nga Kuvendi, duke iu hapur rruga organit hetues për të proceduar më tej hetimet.

Ndërkohë, Ministria e Brendshme është duke kërkuar edhe 6 persona të cilët deri më tani ishin të pakapshëm për policinë. Jo zyrtarisht, në mesin e tyre është edhe deputeti Lupço Dimovski.

Ndërkohë Ministria e Brendshme ka lëshuar një listë me të gjitha emrat e personave të akuzuar për “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” deri tek të gjitha pikat kufitare në vend.

Secili person, emri i të cilit figuron në listë e që tenton të lëshojë Maqedoninë duhet të arrestohet dhe të dorëzohet tek organet kompetente. E njëjta vlen edhe për personat që dyshohet të jenë në arrati. Në momentin e hyrjes së tyre brenda kufijve të Maqedonisë, të njëjtit do të duhet të arrestohen dhe të dorëzohen në polici.

Të premten që lamë pas, Kuvendi votoi heqjen e imunitetit për gjashtë deputet.

Në mesin e tyre janë: Kërsto Mukoski, Sashe Vasilevski, Johan Tarçullovski, Lupço Dimovski, Ljuben Arnaudov dhe Zhaklina Peshevska. Për të njëjtën vepër, gjykata i caktoi masën e paraburgimit ish drejtorit të BSP-së, Mitko Çavkov, dy udhëheqësve të protestave Bogdan Ilievski dhe Boris Damovski, ish drejtorit të Operës dhe Baletit Igor Durllovski, dy agjentëve Munir Pepiç dhe Oliver Radullov si dhe ish shefit të sigurimit të Trajko Veljanovskit, Goran Gjoshevski. Në ditën e aksionit, policia me urdhër të Prokurorisë për krim të organizuar dhe korrupsion kreu bastisje në shtëpitë e deputeteve Trajko Veljanovski dhe Vesel Memedi. Për veprën “cenim terrorist të rendit kushtetues dhe sigurisë” dyshohen 36 persona, vepër kjo e cila sipas Kodit Penal parashikon të paktën 10 vite burg.

/ALSAT/

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com