Sot lamtumira për Kacifasin, dy autobusë nga Athina mbërrijnë në Bularat

Ditën e sotme i jepet lamturmira e fundit 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas, i cili u vra nga forcat RENEA 12 ditë më parë.

Siç ishte paralajmëruar kanë mbërritur edhe dy autobusët e parë nga Greqia që do të marrin pjesë në ceremoninë e varrimit.

Mediat greke kanë raportuar se më shumë se 2000 shtetas grekë pritet të mblidhen në fshatin Bularat

Ndërkohë në Pikën Kufitare të Kakavijës po punohet me dy sportele, pasi pritet të ketë rritje të numrit të tyre në rast se do ketë fluks

Trupi i Kaçifas, cili u vra para 12 ditësh nga RENEA mbërriti në fshatin Bularat pasditen e ditës së djeshme

Përcjellja drejt banesës së fundit e 35-vjeçarit do të bëhet sot në orën 13:00 në fshatin Bularat.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com