Spartak Braho rikthehet në Parlament, KQZ i jep mandatin e Tahirit

Spartak Braho do t’i rikthehet sërish jetës parlamentare.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një mbledhje që zgjati vetëm pak minuta miratoi me 7 vota pro dhënien e mandatit të deputetit, Spartak Brahos, duke plotësuar kështu vakancën e lënë bosh nga Saimir Tahiri, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë.

Spartak Braho është pjesë e listës shumëemërore të Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të vitit 2017

Braho mandatin e kaluar hyri si deputet nga lista e PS dhe u bë pjesë e grupit të LSI. Por në zgjedhjet e 2017 ishte në listën shumëemërore të PS-së në qarkun e Tiranës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com