Strategjia për turizmin, ekspertët: Sektori në kaos, duhen vendosur standarde

Strategjia e re e turizmit e paraqitur nga Qeveria nuk mund të ketë sukses pa arritur standardet në sektorin e turizmit. Ekspertët e fushës paralajmërojnë, se vendi në radhë të parë ka nevojë të zbatojë dokumentet e shkruara mbi turizmin për të shmangur kaosin dhe për të pasur një vizion të qartë të pikësynimeve.

“Pa arritur standardet dhe pa pasur një vizion të qartë e konkret, nuk mund të ketë zhvillim të sektorit të turizmit, pavarësisht strategjive që diskutohen”.

Të këtij mendimi janë ekspertët e fushës së turizmit në vend, të cilët thonë, se Shqipëria ka nevojë emergjente që të hartojë, por mbi të gjitha, të vërë në zbatim strategjitë e shkruara, të cilat duhet të vendosin shtyllat e ndërtimit, standardet dhe vizionin e duhur për ta çuar më para këtë sektor.

Kliton Gërxhani, kreu i Agjencisë së Tur-Operatotrëve Turistikë, thotë, se në këtë fazë të diskutimit të një drafti strategjie për turizmin shqiptar, për periudhën 2018-2020, duhen diskutuar çështje konkrete, që ndikojnë në zhvillimin  mëtejshëm të turizmit në vend.

Kliton Gërxhani, kreu i ATOA:  Nëse themi fjalë të bukura në letra dhe askush nuk i zbaton, atëherë realisht çdo strategji nuk ka vlerë. Kemi nevojë që të vendosim shtyllat kryesore të ndërtimit të turizmit, piketat, standardet dhe gjëja më kryesore, kemi nevojë ëpr një vizion unik. Nëse nuk kemi vizion, por i miksojmë gjërat, si psh: Në të njëjtin territor kemi turizëm, ndërtime, hidrocentrale, naftë etj, në të njëjtin territor, atëherë strategjia nuk ka vlerë. Turizmi shqiptar përballet me një kaos dhe mungesë vizioni.

Këtë fundjavë, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi mblodhi grupet e interesit, ku u diskutua draft strategjia që përcakton mënyrën se si do të zhvillohet ky sektor, identifikimin e zonave turistike, fermat agroturistike dhe mënyrën se si mbështetet financiarisht nga shtetit.

Klosi i’u kërkoi bashkive të identifikojnë zonat me potencial tustik,  dhe bashkë me qeverinë ta shndërrojnë turizmin në degën kryesore të të ardhurave në ekonomi.

Flutura Tota

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com