Studentët në protesta dhe në Shkodër e Kukës

Shiu dhe fundjava pushim, nuk i pengoi studentët e Universitetit Luigj Gurakuqi të Shkodrës të vijonin protestën për të tretën ditë në sheshin ‘2 prilli’.

Krahas kërkesave të njëjta me të gjithë studentët në të gjithë vendin, që po artikulohen fortë para Ministrisë së Arsimit dhe para çdo universiteti, paraqiten edhe kërkesat e tyre specifike.

Student: “Të garantohet vënia me efektivitet  e ndërtesës së re të Universitetit të Shkodrës brenda muajit janar 2019.”

Studentët e Shkodrës paralajmëruan se tashmë rruga e nisur nuk ka kthim pas, ndërsa kërkuan që të mos bëhen vegël e politikës

Studente: “Nuk kërkojmë mbështetje të ndonjë partie, por të mbështesim njëri-tjetrin, ne jemi e ardhmja.”

Në mbështetje kishin edhe qytetarë.

Në mbështetje të tyre një grup të rinjsh kuksianë, protestuan para ish-filialit të Universitetit të Tiranës të mbyllur katër vite më parë.

Student: “Na kushtoi pagesë për transport, pagesë për konvikt dhe për ushqime.”

Me pankarta ata kërkuan rihapjen e universitetit në Kukës.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com