Sulmohet Konsullata e Kosovës në Francë, vidhet flamuri

Në fundjavë është sulmuar Konsullata e Përgjithshme e Kosovës në Strasburg të Francës, madje është vjedhur edhe flamuri i Kosovës si dhe është shkatërruar stema e shtetit.

Këtë e ka bërë të ditur, Konsulli i Kosovës, Edon Cana përmes një postimi në Facebook.

“Gjatë wikendit është sulmuar Konsullata Përgjithshme në Strasburg dhe është vjedhur Flamuri i Republikës dhe është shkatërruar Stema e Shtetit. Simbolet e Shtetit të Kosovës i pengojnë armiqve tanë! Duke i falënderuar autoritetet franceze për mbështetjen e tyre jemi të bindur se mbas forenzikës së bërë sulmuesit shpejt do të gjinden”, shkruan  Cana në FB.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com