Super Ronaldo thyen Dortmund, Real fiton në Gjermani

Në La Liga nuk po kalon një formë të mirë, po kur vjen puna për tek Liga e Kampioneve Real Madrid nuk neglizhon. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni kanë arritur të mposhtin Dortmundin në fushën e këtyre të fundit me rezultatin 3-1.

Kjo ishte fitorja e parë e Real Madrid në “Signal Iduna Park” pas shtatë udhëtimeve.

Bale zhbllokoi rezultatin në minutën e 11-të kur shënoi gol shumë të bukur pas asistimit të Carvajal.

Edhe pse kishte raste pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat. Pjesa e dytë nisi me gol, ku Ronaldo shënoi në minutën e 50-të pas asistimit të Bale (2-0).

Nuk vonoi shumë dhe Dormund ngushtoi rezultatin në 2-1 me Aubameyang në të 54-tën. Gjermanët kishin raste me Gotze dhe Aubameyang për ta barazuar rezultatin, por që nuk arritën të shënonin.

Ishte Ronaldo që këputi shpresat e vendasve me golin e realizuar në minutën e 79-të. Goli i dytë në këtë ndeshje, ndërsa i katërti këtë edicion.

Me këtë fitore Real siguron 6 pikë të plota në grupe.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com