Te Skënderbeu plas festa, Baku: Kanë “shpërdoruar” gjobat!

Gazetari sportiv Ervin Baku ka siguruar një video ku shfaqet trajneri i Skënderbeut, Orges Shehi dhe ekipi korçar duke festuar pas fitores me Kastriotit. I ftuar në studion e “Fair Play nga Enkeleida Zeko”, Baku tha se skuadra e ka organizuar festën me gjobat e mbledhura gjatë javës.

“Shehi është një trajner i ri, por ka ide të qarta. Këtë mënyrë e ka implementuar portieri i Skënderbeut, kapiteni, një futbollist kyç te ky skuadër dhe tani me ardhjen e tij si trajner i ka qerasur futbollistët me paratë e mbledhura gjatë javës nga gjobat. Në dhomat e zhveshjeve kishte parulla “Askush i pazëvendësueshëm” e të kësaj natyre. Kjo festë është zhvilluar pas takimit me Kastriotin. Shehi ka shpenzuar të gjithë lekët e gjobave të mbledhura gjatë javës, të cilat i janë vendosur lojtarëve për shkak të vonesave.Përveç presidentit dhe stafit, nuk është aspak e lehtë që të menaxhojmë psikologjikisht, pasi gjenden përballë vendimit të UEFA-s.”-tha Baku.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com