Teatri në Shqipëri. Rikthehet publiku, 10 mijë bileta të shitura

Teatri Kombëtar ka rifituar spektatorët. Në sezonin artistik 2014, nga teatri Kombëtar raportohet se janë shitur mbi 10 mijë bileta për të ndjekur pjesët teatrale të shfaqura në këtë shtëpi të artit, që siç mësojmë do të behet edhe e ngrohtë në këtë prag dimri…

Shfaqja më e afërt në Teatrin Kombëtar do të jetë “ Liri në Bremen”, një tragjedi borgjeze në Gjermaninë e shekullit të 19, shkruar nga Rainer Werner Fassbinder, një emër i madh i kinemasë gjermane.

“Liri në Bremen” vjen në shqip nën regjinë e Sesilia Plasarit, e cila ka mundësuar edhe përkthimin e kësaj pjese teatrale që do të vihet në skenë në datat 22-23 nëntor.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com