Tentoi të vriste veten, aktorja shtrohet në spital

Aktorja e famshme Heather Locklear është dërguar në spital për një vlerësim psikik pasi tentoi të vriste veten.

Sipas në  burimi për TMZ një anëtar i famijes së Locklear ka telefonuar ambulancën pasditen e së dielës duke raportuar se ishin të shqetësuar për shëndetin mendor të saj.

Sipas burimit 56-vjeçarja ishte e shqetsuar gjatë gjithë kohës dhe prindërit i shkuan në shtëpi.

Por ajo u bë e dhunshme duke tentuar të mbysë mamanë dhe duke goditur të atin.

Dhe ishte nëna e aktores që telefonoi policinë. Më pas Locklear kishte kërcënuar se do vriste veten, duke u përpjekur për të gjetur një armë.

Ajo u dërgua në spital për të bërë një kontroll psikik ndërsa nuk është ndërmarrë asnjë ndjekje penale ndaj saj.

Heather u arrestua në shkurt me akuzën e ushtrimit të dhunës daj të dashurit të saj.

Gjatë arrestimit, 56-vjeçarja kërcënoi oficierët e policisë se do ti vriste nëse nuk e kthenin në shtëpi.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com