Tetë milionë lekë për “Gurin e Përmetit”

Në qytetin e Përmetit nis projekti i rijetëzimit të “Guri i Përmetit” monument kulture përmes rikualifikimit të zonës, dhe kthimin e kësaj zone në pikë interesi turistik

Projekti “Guri i Përmetit” kap vlerën e investimit prej 8.560.848 lek dhe pritet të përfundojë në harkun kohor të dy muajve.

“Guri i qytetit të Permetit” ndodhet në veri të zonës qendrore të qytetit, është i vendosur në një hapësirë të gjelbër prej 4500 m2.

Idea kryesore e këtij projekti të  Ministrisë së Kulturës, Institutit të Monumeneteve dhe Bashkisë së Përmetit është krijimi i një traseje përgjatë së cilës do të ketë shkëmbim informacioni kultoror e artistik.

Projekti bazohet në krijimin e tri hapësirave kryesore: Tuneli, shkallët, rrënoja dhe në evidentimin e vlerave të tyre nëpërmjet ndriçimit dekorativ dhe funksional.

Ministrja Kumbaro ndoqi nga afër fillimin e punimeve, shoqëruar nga Kryetari i Bashkisë së Përmetit, Niko Shupuli.

Nuk mund të jetë më Përmeti një destinacion i anashkaluar dhe ca më keq i harruar, siç ka qenë deri më sot nga harta jo vetëm e qarkut të Gjirokastrës, por edhe më gjerë, sepse Përmeti ka një pasuri të jashtëzakonshme të pasurive natyrore, kulturore, shpirtërore, që është meritë vetëm e përmetarëve dhe paraardhësve të tyre”-u shpreh Ministrja Kumbaro

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com