Tifozët kolumbianë ndërpresin raportimin e gazetares së Channel One: Na pëlqen Shqipëria

Humbja e thellë e Argjentinës 3:0 me Kroacinë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha tek tifozët.

Por kishte edhe tifozë të lumtur.

Ndërsa korrespondentja e emisionit ‘Debati në Channel One’ po raportonte nga Rusia për të treguar situatën e pas –ndeshjes, tifozët e Kolumbisë kanë ndërhyrë në transmetimin live.

Tepër të lumtur dhe duke bërë tifo për kombëtaren e tyre, ata kanë pyetur gazetaren Blerina Mahmutaj, se në  cilin shtet po raportonte.

Sapo Blerina i tha që po raportonte në Shqipëri, tifozët u shprehën se i pëlqente shumë vendi jonë.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com