Tingujt e muzikës pop dhe rock ndezin Tiranën, Mentor Haziri vjen me koncert recital

Këngëtari i muzikës pop dhe rock, Mentor Haziri do të ndezë kryeqytetit me zërin e tij të fuqishëm.

Ish-solisti i grupit ‘Kthjellu’ do sjellë për herë të parë një koncert recital në Tiranë.

Koncerti do të mbahet në Qendrën kulturore të Katedrales Ortodokse më 28 tetor.

Mentor Haziri, i njohur si këngëtar i rrymës Pop dhe Rock, por edhe si tekstshkrues, është vlerësuar me shumë çmime të ndryshme.

Këngëtari ka premtuar supriza për publikun duke theksuar se në mbrëmjen speciale do të risjellë këngët e tij më të bukura si: “Engjëll”, “Kujtoje” dhe “Plagë në zemër”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com