Tjetërsimi i pronave në Shëngjin, nënkryetari i bashkisë Lezhë hetim në liri

Enver Hafizi, nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, u la në masën “detyrim paraqitje”, nga “arresti shtëpiak”, ku ndodhej prej disa javësh. Gjykata e Lezhës ka rivlerësuar masën e dhënë më parë nga Gjykata e Apelit në Shkodër për akuzat për tjetërsimin e pronave në zonën e Ranës së Hedhun në Shëngjin.

Sipas vendimit të togave të zeza në Lezhë, Hafizi do të paraqitet dy herë në muaj në policinë gjyqësore, teksa i është bllokuar pasaporta për të mos u larguar jashtë vendit.

Më herët, Hafizi kishte paraqitur pranë Gjykatës së Shkalles së Parë në Lezhë kërkesën për zëvendësim masës së sigurisë, ndërsa kërkesa e palës mbrojtëse u pranua edhe nga prokurori i çështjes, i cili u shpreh se hetimet ndaj Hafizit kanë përfunduar dhe lirimi i tij nuk ndikon në prishjen e provave.

Në fund gjykatësi Artan Hajredinaj, vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për Hafizin, duke shpjeguar se gjykata nuk mund te caktoje një masë më të rëndë se ajo e propozuar nga prokurori. Bashkë me Hafizin, në pranga ra edhe kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj dhe 12 persona të tjerë, pasi akuzohen se tjetërsuan 234 mijë metra tokë në bregdetin e Shëngjinit, duke falsifikuar dokumentet.

“Kërkuesi nëpërmjet avokatit të tij pretendoi para gjykatës se nuk ekziston më e njëjta nevojë për sigurim që ka ekzistuar në momentin e caktimit të masës së sigurisë “arrest shtëpie” ndaj të dyshuarit Enver Hafizi, konkretisht: Për shkak të rrethanave familjare dhe gjernDjes shëndetësore të të dyshuarit e cila u paraqit veçanërisht e rëndë.Përshtatshmëria e masës së sigurimit “arrest shtëpie” me shkallën e nevojave të sigurimit për të dyshuarin Enver Hafizi nuk i përshtatet më nevojave të sigurimit për shkak të personalitetit të të dyshuarit Enver Hafizi, rrezikshmërisë së tij, mundësisë së  vazhdimit të veprimtarisë së veprave të tjera penale. Gjykata vlerëson se kërkEsa e paraqitur nga kërkuesi, i dyshuari Enver Hafizi është e bazuar në ligj dhe prova dhe si rrjedhojë pranohet” thuhet në vendimin e marrë nga gjyqtari Artan Hajredinaj.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com