Toma: Fshatrat me ndihmës farmacist, diskriminim për qytetarët

Një farmacisti në vendin tonë i duhet të shërbejë për rreth 900 banorëve. Ky është raporti i ofrimit të shërbimit farmaceutik në Shqipëri, që në zonat rurale mbulohet me ndihmës farmacit.

Për kreun e Urdhrit të Farmacistëve, Diana Toma, shteti duhet të marrë masa që shërbimi farmaceutik të ofrohet me të njëjtat standarde si në fshatra dhe në qytete.

Toma thotë se ligji për barnat dhe shërbimin farmaceutik ka një kontradiktë lidhur me ushtrimin e profesionit të ndihmës farmacisit, i cili lejohet që të punojë vetëm në zonat rurale pranë agjencive farmaceutike dhe jo në farmaci.

Sipas saj, kriteret për ushtrimin e profesionit të ndihmës farmacistit nuk duhet të përcaktohen më me urdhër të ministrit të Shëndetësisë, por të rregullohen me ligj, sikurse ndodh për profesionistët e tjerë që ofrojnë shërbimin brenda sistemit shëndetësor.

Në ligjin për barnat dhe shërbimin farmaceutik sanksionohet që në njësitë përbërëse të njësive administrative, ku nuk ka farmaci, miratohet hapja e agjencive farmaceutike me drejtues teknik ndihmës farmacist.

Në të gjithë vendin ushtrojnë akticvitetin e tyre 130 agjenci farmaceutike, thënë ndryshë farmaci që administrojnë një numër të reduktuar medikamentesh.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com