Topi ndjek Cristiano Ronaldon edhe jashtë fushe

Cristiano Ronaldo njihet për aftësitë e tij mahnitëse në fushën e futbollit.

Por futbollistin e ‘ndjek’ topi kudo që shkon. Ndërsa ishte duke parë një ndeshje tenisi me të dashurën Georgina Rodriguez dhe djalin e madh Cristiano Jr, një top fluturoi drejt tij.

Sulmuesi u mundua që ta kapë me dorë topin por nuk mundi dot, përpara se të binte në kokën e Georginës.

Ishte Cristiano Jr që e mori dhe ia ktheu përsëri gjyqtarit të ndeshjes.

Në Londër po zhvillohej përballja Novak Djkovic – Isner, në kuadër të ATP.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com