Turqia zgjeron luftimet në një qytet tjetër të Sirisë

Forcat turke në Siri do të shkojnë pas milicive kurde në Manbij pas përfundimit të operacionit në Afrin, tha Presidenti Erdogan. Ankaraja synon të vazhdojë të luftojë kurdët deri në kufirin me Irakun, shtoi ai.

Ushtria turke nisi një operacion ushtarak në Siri që synonte milicitë kurde në enklavën e Afrin javën e kaluar. Ankaraja i konsideron grupet e armatosura kurde në Siri si një zgjerim të grupit militant kurd të Turqisë, PKK, të cilin e etiketon një organizatë terroriste.

Plani i Shteteve të Bashkuara për të trajnuar Forcat Demokratike të Sirisë (SDF), një forcë militante e dominuar nga militantët kurdë, ka tërbuar Turqinë, e cila iu përgjigj me një sulm ndaj Afrinit.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha se inkursioni nuk do të kufizohet vetëm në Afrin, që ndodhet në pjesën veri-perëndimore të Sirisë, pranë kufirit turk dhe se trupat turke më vonë do të përparojnë në zona të tjera kurde në Siri.

Qytetin sirian kurd i Manbij, i emëruar nga Erdogan si një objektiv i mundshëm, gjendet rreth 100 km në lindje të Afrin. Ushtarët amerikanë janë aktualisht të vendosur atje, duke mbështetur milicitë kurde të YPG.

Zonat historikisht kurde janë të vendosura në pjesën lindore të Sirisë, në kufi me Kurdistanin irakian.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com