U hodh nga kati i gjashtë për ti shpëtuar përdhunuesit, arrestohet modelja

Një modele është në paraburgim për shkak se u hodh nga kati i gjatë i dhomës së hotelit për ti shpëtuar një burri që ishte përpjekur për ta përdhunuar e vrarë.

Ekaterina Stetsyuk theu shtyllën kurrizore kur i mbjetoi për mrekulli rënies nga kati i 6-të pasi refuzoi që të kryente marrëdhënie seksuale më një burrë.

Nëna e 22-vjeçares pohoi se modeles iu ishte vendosur thika në fyt nga një biznesmen amerikan.

Por ‘përdhunuesi’ ka bërë një kundërpadi ndaj saj, duke i thënë policisë se ka qenë Ekaterina që e ka sulmuar dhe ai po mbronte veten.

Tashmë 22-vjeçarja është arrestuar.

Mikja e saj Irina Grossman tha: “Për të shpëtuar jetën dhe dinjitetin e saj, u hodh nga kati i gjashtë. Ishte një mrekulli që ajo mbijetoi. Shtylla e saj kurrizore është dëmtuar, disa vertebra i janë thërmuar. Ajo nuk mund të ecë apo të lëvizë, por mjekët kanë dhënë shpresa për shkak se kroda e  palcës kurrizore është e paprekur.”

Autori i dyshuar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është arrestuar në aeroport ndërsa u përpoq të largohej nga Dubai. Ai do të përballet deri në 15 vite burg nëse dënohet.

Por gjatë marrjes në pyetje ai bëri kundërakuza ndaj modeles që çoi edhe arrestimin e saj ndonëse është në shtrat në spital.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com