U mbyt në lumin e Bistricës, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e trupit të 55-vjeçarit

Një 55-vjeçar është mbytur në lumin e Bistricës pasditen e së dielës.Ngjarja mësohet se ka ndodhur  rreth orës 17:40.

Viktima, Arben Shaqiri, dyshohet se duke kaluar nga fshati Çukë për në fshatin Berdenesh ka rënë në lumin e Bistricës.

Siç bën me dije policia, 55-vjeçari ka qenë nën shoqërinë e djalit të tij 15-vjeçar në momentin e ngjarjes.

Ky i fundit ka deklaruar se babai i tij ka qenë gjithashtu nën efektin e pijeve alkoolike.

Policia në njoftimin për mediat tha se ka nisur kërkimet prej ditës së djeshme por akoma nuk është gjetur trupi i 55 vjeçarit dhe po punohet për gjetjen e tij.

Megjithatë polumbarë nuk kanë dërguar për shkak të kohës së keqe.

“U mbyt dje, tha nuk ka polumbarë se është kohë e vrenjtur, nuk vinë dot”.

Nga ana tjetër, djali i viktimës Ervis Shaqiri apelon shtetin për ndihmë që të gjejnë trupin e të atit.

Ervis Shaqiri:“Unë jetoj në Prrenjas, kam ardhur të gjej babën nëpër lumenj por nuk po e gjej dot. Jemi 8 fëmijë, jam më i madhi. Unë kërkoj vetëm të gjej babën që ta qajmë. Kërkoj ndihmë”.

Sot policia ka marrë në pyetjen djalin dhe bashkëshorten e viktimës, i cili ishte dënuar për dhunë në familje.

Gruaja: Do kthehem prapë tha, kishte ikur nga ora 8 e mëngjesit. Djali e ka parë ngjarjen. Kam pas më parë probleme me burrin.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com