U sakrifikuan për të qetësuar Zotat, zbulohen skeletët e 56 fëmijëve

Skeletet e 56 fëmijëve që besohet se janë sakrifikuar për të qetësuar perënditë janë zbuluar në Peru.

Besohet se fëmijët, që u gjendën së bashku me mbetjet e 30 lamave, u vranë si pjesë e një rituali pas rënies së një shiu të madh dhe përmbytjeve të shkaktuara nga El Nino, që shkatërruan rajonin rreth 600 vite më parë.

Fëmijët i përkasin qytetërimit të lashtë Chimu. Varri masiv i bashkohet një numër të tjerë varresh ‘sakrifikuese’ të Chimu.

Skelete të tjera të fëmijëve janë zbuluar këtë vit në rrethin e Huanchaco të qytetit bregdetar të Trujillo në verilindje të Perusë.

Arkeologët thanë se vargu i zbulimeve tregon se Huançaco ishte ‘një vend i sakrificës njerëzore së paprecedentë në historinë e botës’.

Fëmijët janë të moshave 6-8 vjeç dhe 11-14 vjeç. Ata janë varrosur në mes të viteve 1.200 dhe 1.400 pas Krishtit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com