U zhduk në portin e Durrësit, gjenden sende personale të avokatit Bashkim Muço

Personeli i tragetit “Adria Ferris” ka gjetur sendet personale të avokatit të zhdukur nga data dy nëntor dhe ia ka dorëzuar policisë italiane. Por, kur kanë kaluar 12 ditë nga zhdukja e tij, familjarët, policia italiane dhe ajo shqiptare nuk kanë asnjë sinjal për vendndodhjen e shtetasit Besnik Muça.

Çanta e avokatit Besnik Muça, 52 vjec , me sendet personale, një kartë qendrimi italiane, dhe xhupi janë sekuestruar si prova materiale.

Burime nga grupi hetimor i ngritur për të hetuar rastin e zhdukjes së avokatit thanë se nga këqyrja  e sendeve personale ka rezultuar se ato I përkisnin shtetasit shqiptar me nënshtetësi italiane, Besnik Muça.

Mësohet se sendet personale janë sekuestruar nga prokuroria italiane pas kallëzimit që ka bërë atje bashkëshortja e tij me datë dy nëntor. Besnik Muça, i cili është denoncuar i zhdukur nga familjarët e tij prej datës dy të këtij muaji dhe konkretisht nga bashkëshortja qe ndodhet në Itali, rezulton të ketë kryer të dyja procedurat në portin e Durrësit si atë të check-in dhe sistemin TIMS.

Policia dyshon se duke marr parasysh faktin që Muça të jetë imbarkuar në traget, zhdukja e tij mund të ketë ndodhur gjatë udhëtimit në mënyrë misterioze (mund të jetë vetëhedhur nga trageti ose shtyrë nga persona te tjerë në det). Për këtë arsye, është urdhëruar që rojet bregdetare të patrullojnë përgjatë bregdetit shqiptar me qëllim për të verifikuar nëse trupi i tij ka dal në breg.

Grupi hetimor po verifikon nëse avokati Besnik Muça ka pasur konflikte apo ndonjë mes marrveshje me ndonjë prej klientëve të tij, ndërkohë që ushtronte aktivitetin e avokatit të lirë në kryeqytet.

Muça ka humbur kontaktet me familjarët që nga data 2 nëntor, kur ai do të imbarkohej në traget, për t’u nisur drejt Italisë. Që prej asaj dite, bashkëshortja, familjarët e tjerë në Shqipëri, shokët, të njohurit dhe të afërmit e tij nuk e kanë idenë e vendndodhjes së 54-vjeçarit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com