Unaza e Madhe, AP krah banorëve: Çdo veprim të kryhet në mirëkuptim me ta

Në kuadër të hetimit administrativ që ka ndërmarrë Avokati i Popullit ka depozituar për herë të dytë kërkesa për informacion në të gjitha institucionet shtetërore të përfshira në procesin e projektit të Unazës së Madhe. Bëhet fjalë për Bashkinë e Tiranës, ALUIZNI, ARRSH, IKMT etj

Avokati vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse si dhe është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta

“Institucioni i Avokatit të Popullit vëren se është e domosdoshme që jo vetëm çdo veprim i cili cënon pronën e qytetarëve të kryhet në konsultim e në mirëkuptim me ta, por edhe institucionet përgjegjëse të ndërmarrin në çdo rast përpjekje për dialog me synim arritjen në një zgjidhje që nuk lë asnjë qytetar shqiptar të humbasë besimin tek institucionet tona dhe shteti ynë i përbashkët.”

Gjithashtu, institucioni e vlerëson si tepër të rëndësishme që asnjë ndërtim të mos nisë nga punimet pa u pajisur fillimisht me lejen përkatëse dhe ky duhet të jetë një standard i cili duhet të vlejë njëlloj si kur zbatohet mbi qytetarët ashtu edhe mbi institucionet shtetërore që ndërmarrin punime “ thuhet në njoftimin e Avokatit të Popullit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com