Vajzat braktisin shkollat për shkak të menstruacioneve

Një në pesë vajza janë ngacmuar ose tallur rreth menstruacioneve, diçka të cilën sipas një studimi ato e vuajnë në heshtje.

20% e vajzave 14-21 vjeç që pranuan se kishin rwnw pre e bullizmit, 49% e tyre thanë se nuk kanë folur me askënd rreth kësaj dhe studiuesit thanë se kjo është pasojë e stigmatizimit që janë duke kaluar.

67% thanë se tallja ndodhte në shkolla, dhe 66% thanë se kishin humbur vitin shkollor për shkak të menstruacioneve.

Sondazhi i 1.000 vajzave u publikua nga organizata për të drejtat e fëmijëve Plan International UK.

Shefja ekzekutive e studimit Tayna Barron tha se vajzat po përballen me turpin për shkak të menstruacioneve.

Ajo gjithashtu shtoi: “Kjo jo vetëm dëmton vetëvlerësimin e vajzave, por ndikon shumë në edukimin e tyre, sepse vajzat janë duke braktisur shkollat për shkak të menstruacioneve të tyre”.

Tags ,

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com