“Varka fantazmë” në brigjet e Japonis

Rreth 100 varka druri, me pamje të rrënuar, janë shfaqur në brigjet e Japonisë  gjatë këtij viti.

Ndonjëherë janë bosh, ndonjëherë kanë kufoma ose skelete, ndaj dhe janë quajtur  “varka fantazmë”.

Shumë mendojnë se këto varka e kanë origjinën nga Korea e Veriut. Ato kanë vite që vijnë rregullisht. Në vitin 2017 u gjetën 44 të tilla. Në vitin 2016, 66.

Këtë vit kanë qenë në nivel rekord : 89 varka, 12 prej të cilave kishin trupa të vdekur brenda.

Analistët mendojnë se disa nga varkat mund të jenë përdorur nga refugjatë. Ata mund të kenë dashur të largohen nga Korea e Veriut, për shkak të kushteve të këqija. Një tjetër teori është se vijnë nga peshkatarët e vendit të izoluar, të cilët përpiqen fort të plotësojnë kuotat e peshkimit.

Mendohet se peshkatarët atje kanë shumë presion nga regjimi i Kim Jong Un-it, i cili kërkon të maksimalizohet  burimi i proteinave ushqimore.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com