Vdes foshnja 4 ditëshe në Durrës, familjarët akuzojnë spitalin, mjekët: Sëmundje gjenetike

Një foshnje 4 ditëshe ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Pas ngjarjes së rëndë, prindërit kanë akuzuar mjekët për neglizhencë, ndërsa mjekët thanë se ka lindur me një sëmundje të rrallë gjenetike.

Vetëm 4 ditë pas lindjes, foshnja ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit. Mes traumës dhe dhimbjes, babai i foshnjes, shtetasi me Incialet B.G ka paditur mjekët për mosveprime që sipas tij kanë çuar deri në fatalitet.

Policia e qytetit bregdetar komunikoi për mediat kallëzimin e prindërve, gjithashtu bëri të ditur se hetimet vijojnë.

“Më datë 11.09.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.G. 43 vjeç, banues në Durrës, pasi më datë 07.09.2018, bashkëshortja e tij, shtetësia V.G., 35 vjeçe, ka lindur në Maternitetin e Spitalit Durrës dhe pas 4 ditësh fëmija ka ndërruar jetë ku dyshon se mjekët me mosveprime të tyre i kanë shkaktuar vdekjen foshnjës së porsalindur. Neni 96 i Kodit Penal.”

Mjekët: Sëmundje e rrallë gjenetike, nuk mundi të shpëtonte

Për të sqaruar ngjarjen, spitali i Durrësit tha se trajtimi ishte maksimal nga ana e mjekëve, por foshnja kishte një sindromë të rrallë gjenetike.

Dhurata Beshella: Nuk qau në momentin e lindjes me gjithë reanimimin e mundshëm, me të gjitha mjetet që kemi në diospozicion, gati gjysmë ore me anë të aparatit të oksigjenit mundëm ti japim një ngjyrë lehtësisht rozë. Fëmija kishte diagnozën asfiksi alba.Është reanimuar intraven me preparate të ndryshme që janë në protokollet tona për të tilla raste. Filloi të shfaqë probleme të atakeve të cianozës, filloi të bëjë kontrakrtura që janë pasojë e vuajtjes së trurit nga anoksemia apo hipoksia. Fëmija në ato momente ndërroi jetë.

Dhurata Beshella, shefja e klinikës së Neonatologjisë tha se pacientja erdhi në datën 7 shtator në spital dhe lindja u krye në mënyrë çezariane.

Foshnja ka shfaqur probleme dhe u reanimua në sallën e operacionit dhe më pas në repartin e terapisë intensive, në mënyrë kosultative.

Por, gjendja e fëmijës është rënduar dhe në datën 11 shtator ajo ka ndërruar jetë.

Referuar diagnozës paraprake, mjekët thonë se foshnja dyshohet të ketë patur një sëmundje të rrallë gjenetike, anomali skeletike kongenitale, që mund të vlerësohet nga autopsia.

Dhurata Beshella: U përpoqëm shumë për ta bërë fëmijën të reagojë, përkundrazi fëmija vazhdoi gjatë reanimimi. Megjithëse u përdorën të gjithë mjetet e mundshme, fëmija dhe pas gjysmë ore nuk dha asnjë shenjë.

Po priten rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar qartë shkakun e vdekjes.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com