Vdes në Izrael udhëheqësi shpirtëror i Judaizmit

Një nga figurat kryesore të Judaizmit ultra – ortodoks në Izrael është shpallur i vdekur.

Rabbi Aharon Yehuda Leib Shteinman, i cili konsiderohej gjerësisht si “Gadol Hador” ose “Udhëheqës i Gjenerimit”  vdiq në spital në moshën 104 vjeçare.

Presidenti i Izraelit tha se ai kishte mbartur tërë peshën e ekzistencës së popullit hebre mbi shpatullat e tij.

“Ai ishte një person, mençuria e të cilit vinte vetëm nga përulësia e tij”, tha Presidenti Reuven Rivlin në një deklaratë.

“Rabbi Shteinman hapi rrugën për shumë hebrenj dhe largimi i tij lë një ndjenjë të thellë humbje, kujtimi e tij do të jetë një bekim”.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com