Veliaj “i paftuar” ne komision, sherr e tensione per teatrin. Noka: Zogu i Tiranes s’ka cipe

Situatë e pazakontë me tensione ka qenë sot në komisionin e medias ku ishte parashikuar një seancë dëgjimore për Teatrin Kombëtar.

Kryetari i bashkisë Erion Veliaj u shfaq në komision dhe kërkoi të merrte fjalën. Por kryetarja e këtij komisioni deputetja demokrate Albana Vokshi tha se Veliaj ishte i paftuar dhe nuk mund të fliste.

Nga ana e kryebashkiakut u pretendua se ishte ftuar nga maxhoranca e cila perbente 2/3 e komisionit.

Kliko ketu per FOTOGALERINE

Fillimisht sherri ishte verbal

Pjesë nga debati
Albana Vokshin: Mos u trego arrogant!

Veliaj: Mos gënje, nëse do të bëhesh aktore shko bëj audicion

Veliaj: Të erdha për respekt

Albana Vokshi: Nuk dua respekt

Veliaj: Ti ndoshta nuk meriton respekt. Tani më thua çohu ik

Vokshi: Më vjen keq që ke ardhur të bësh zhurmuesin

Veliaj: Shfrytëzoni çdo kauzë, si ke lodrat.. që sollët Nishanin, ja ku jemi sot

Vokshi: Jeni i paftuar. Unë mund tju nxjerr jashtë. Keni ardhur i paftuar sepse nuk doni të lini ministren të flasë.

Veliaj: Teatri do të jetë njësoj si pazari e këndi i lojrave

Vokshi: Mbyll mikrofonin, këtu drejtoj unë jo ju

Veliaj: Më ftove të vij, nesër merr çmim sheshi Skënderbej nuk mund të vij.  Shihni lodrat, të gjithë deputetët e PD-së i ke tek lodrat dhe pazari i ri. Dështove si aktore dhe ke sjellë teatrin në parlament. Shkon i vjedh protestën aktorëve.

Vokshi: Mos bëj arrogantin. Me mua nuk ia del dot

Vokshi vendosi të ndërpresë punimet e komisionit për të vijuar pas 5 minutash pushim, kur kryebashkiaku të ishte larguar. Por edhe kur  mbledhja filloi Veliaj nuk pranoi të largohej.

(Ora 10:50) Atëherë Vokshi iu drejtua gardës për ta larguar por kjo nuk vepronte.

Vokshi- Veliajt: Dil përjashta ose të nxjerrim me zor përjashta. Garda ta nxjerrë përjashta.  Gramoz Ruçi të ndërhyjë urgjentisht sepse garda është vënë në funksion të kryetarit të bashkisë. Garda nxirrni urgjent jashtë kryetarin e bashkise. 

Në një moment kur garda nuk po vepronte atëherë deputeti demokrat Flamur Noka u ngrit nga karrigia e tij dhe iu afrua Veliajt për ta larguar nga komisioni.

Prapa Veliajt ishte garda dhe nisi dhe një përplasje mes deputetëve PD dhe PS,( meshkuj)

Garda nuk lejon deputetet e PD-se ti afrohen Veliajt.  Nderkohe Vokshi i kerkon gardes te nxjerre perjashta Erion Veliajn

Nje deputete e PS-se degjohet qe thoteSolle trimat e tu të prekin njerëzit me dorë. Ti e ke sjellë gjithmonë komisionin kështu.

Deputetja e PS-së: Votoni rendin e ditës

Albana Vokshi: Mos u perziej. Garda të nxjerrë jashtë Veliajn, është i paftuar

Erion Veliaj: Hidhni në votë

Boci, gardes: Brace nxorri gazetaret me ju, Ju nuk nxirrni te paftuarin

Ora 11: 07 Pas me shume se 30 minuta sherr, Erion Veliaj largohet nga komisioni. Pas Veliajt largohet dhe deputetet e maxhorances

Më pas në komision deputetet e PD-se vijuan deklaratat.

Ervin Salianji: Veliaj, hajdut që paguhet nga kompania për të paguar zhurmuesin

 Flamur Noka: Ajo që ndodhi me Zogun e Tiranës (i drejtohet Veliajt) është e frikshme. Nuk kanë cipë as limit. Zogu i Tiranës duhet marrë një leksion se ka një kufi në arrogancën e tij

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com