Veliaj nuk diskuton fitoren e PS-së në zgjedhje por kërkon: Jo më këshilltarë për qoka!

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, është i bindur për një fitore të thellë të Partisë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Por duke folur në Asamblenë e PS-së, Veliaj i mëshoi fort kualitetit dhe cilësisë që duhet të kenë kandidatët për kryebashkiakë dhe këshilltarët e bashkive.

Veliaj: Nuk e diskutoj sfidën për tu përkushtuar për një fitore në 61 bashkitë tona.Ajo që diskutoj dhe duhet të mendoj është cilësia e të zgjedhurve vendorë, sidomos e këshilltarëve tanë. Ajo që kemi parë shpesh është që mundohemi të bëjmë qoka me këshilltarë, çojmë njerëz të partisë që të mos na mërziten dhe i çojmë këshilltarë kur ndërkohë shumë prej tyre nuk kanë folur asnjëherë.

Në bashkinë e Tiranës duhet të sigurohemi se asnjë socialist nuk udhëton jashtë ose nuk sëmuret ditën kur do të votojmë fjala vjen bustin e Pjetër Arbnorit me propozim të Gramoz Ruçit, se po nuk ishin socialistët opozita nuk e votonte. Duhet të kemi jo vetëm shumicë por edhe cilësi në këshillat bashkiakë ku jam i bindur se do të kemi një fitore spektakolare në 61 bashkitë.

Pas 200 vitesh dy gjëra do mbeten, PS dhe qendrat e qyteteve

Veliaj nënvizoi rëndësinë që pasur projekti i Rilindjes Urbane.

Veliaj: Nuk ka pasur projekt më të rëndësishëm që ka shënuar qytetet tona. Nëse ka diçka që do të ngelet pas 200 viteve, është PS dhe e dyta qendra e qyteteve.

Sfidat e bashkive, furnizimi me ujë dhe kultivimi i tokave

Kreu i Bashkisë së Tiranës u shpreh se njerëzit nuk kanë problem të paguajnë taksat nëse i paguajnë të gjithë dhe marrin shërbime mbrapsht. Ndërkoi ai renditi dhe sfidat e pushtetit vendor për të ardhmen.

Veliaj: Një nga sfidat e këtyre zgjedhjeve dhe mandatit tjetër do të jetë çështja e  furnizimit me ujë. Në bashkitë që drejtohen ngas PS kemi rritje me 22% të furnizimit me ujë të pijshëm. Disa janë kampionë si Librazhdi, Pogradeci, Korça, Puka me 24 orë furnizim me ujë. Të tjerët kanë bërë të gjithë progres, por me një bashkëpunim me qeverinë dhe investime inteligjente të gjithë mund të jemi në rangun e këtyre kampionëve. Ajo që do të jetë sfida më e madhe është sipërfaqja e tokës së mbjellë. Kjo meriton debat, sesi do të futim në mentalitetin e bashkive territoret rurale.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com