Vetëm disa minuta për t’u regjistruar si banorë në Britani të Madhe

Do të duhen vetëm disa minuta për qytetarët e BE të regjistrohen në internet për qëndrim si banorë në Britani të Madhe pas Brexit, tha ministri i Brendshëm, Brandon Lewis.

Ai premtoi se sistemi do të jetë shumë më i thjeshtë se më parë dhe nuk do të ketë asnjë dokument më shumë 85 faqe për të plotësuar. Procesi do të fillojë në fund të vitit të ardhshëm dhe njerëzit do të marrin përgjigje  për dy javë.

Një marrëveshje reciproke mbi të drejtat e shtetasve të BE në Britaninë e Madhe dhe të emigrantëve britanikë në kontinent është pjesë e marrëveshjes së miratuar nga Komisioni Europian , i cili pritet të vuloset nga 28 anëtarët e BE këtë javë .

Z. Lewis u shpreh para komitetit se marrëveshja nënkuptonte se njerëzit duhet të dinë që nuk duhet të veprojnë menjëherë.

Kushdo që ka kaluar tashmë procesin e bërjes banor i përhershëm, nuk do të paguajë tarifë për të aplikuar përsëri, ndërsa për të tjerët tarifa do të jetë 72.50 euro (kosto që britanikët paguajnë për të rinovuar pasaportat e tyre).

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com