Video/ Harrojeni David Beckham! Ky gol është magjik

Të paktë janë ata që e mbajnë mend golin e David Beckham për Manchester United kundër Wimbledon në vitin 1996.

Por, plot 22 vite më vonë, sulmuesi Adam Hammill na ka kthyer në vëmendje atë goditje të magjishme. Vetëm 6 minuta i mjaftuan bomberit të St. Mirren për të shënuar një gol fantastik, por që nuk mjaftoi, pasi përballja kundër Hibernian u mbyll në barazim 2-2.

Hammill, produkt i akademisë së Liverpool ekzekutoi saktë një goditje nga mesi i fushës, duke befasuar jo pak portierin, i cili ishte pak hapa larg kuadradit të portës. Shihni dy realizimet dhe bëni vetë diferencën.

 

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com