Video/ Tripletë e Llorente, Tottenham “shkatërron” Tranmere në FA Cup

Kalimi në fazën e 1/16-ave të FA Cup ka qënë një detyrë mjaft e lehtë për Tottenham Hotspur, me “gjelat” që kanë shpërthyer përballë Tranmere, të cilët i mposhtën me rezultatin e thellë 7-0.

Goleada nisi vetëm në minutën e 40-t të takimit, atëherë ku Aurier kaloi në avantazh miqtë. Megjithatë, me rikthimin në fushë, të besuarit e Mauricio Pochettino shpërthyern, duke shënuar edhe 6 herë të tjera. Fernando Llorente shënoi për 2 me 0, përpara se Aurier të shënonte dopietën e tij personale në këtë takim.

Goli i Son Heung Min kompletoi “pokerin”, ndërkohë një dopietë e shpejtë e Llorente dërgoi shifrat në 6-0. Rrjeta e Harry Kane tetë minuta përpara fundit vendosi rezultatin përfundimtar në 7 me 0, me Tottenham që siguroi një biletë për në raundin tjetër.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com