“Vijesti”: I arrestuari në Shkodër Erogen Brajoviç organizator i grupit kriminal malazez

Erogen Brajoviç i arrestua pak ditë më parë nga forcat RENEA në Shkodër, ndaj të cilit është dhënë masë sigurie me 30 ditë paraburgim, është pjesë e një grupi kriminal në Mal të Zi.

Gazeta e njohur malazeze, “Vijesti” shkruan se Brajoviç është pjesë e një grupi kriminal të drejtuar nga Ranka Raduloviç, i akuzuar për planifikimin e vrasjeve të zyrtarëve të policisë, por edhe anëtarëve të ashtuquajturit “Klani kavačkog”.

“Vijesti” shkruan se Brajoviç u arrestua pak ditë më parë nga policia shqiptare në Shkodër dhe e cilëson atë një nga organizatorët e grupit kriminal malazez.

Një nga organizatorët e grupit kriminal, Erogen Brajoviç, u arrestua javën e kaluar në Shkodër, si pjesë e aksioneve të policisë shqiptare“, thuhet në artikull.

Sipas gazetës, klani i drejtuar nga Raduloviç është një nga tre klanet kriminale në Mal të Zi, i përfshirë në trafikun e kokainës. Përplasja mes këtyre klaneve u ka marrë jetën deri më tani 30 personave në Mal të Zi dhe Serbi.

Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër, ka qenë anëtar i këshillit bashkiak të Shkodrës si përfaqësues i pakicave.

Artikulli i gazetës: 

Kreu i dyshuar i një grupi të krimit të organizuar nga Kotorri, i ashtuquajturi “Klani škaljarskog,”, u arrestua në pjesën turistike Lara në qarkun e Antalias në Turqi, teksa policisë i tregoi një pasaportë të rreme, shkruan gazeta e njohur malazeze “Vijesti”.

Duke marrë parasysh se Jovan Vukotiç ishte shtetas serb, autoritetet turke e dëbuan menjëherë atë dhe e ekstraduan në Serbi.

Ai është pjesë e klani që merret me tregtinë ndërkombëtare të kokainës dhe thuhet se punon ngushtë me një grup të udhëhequr nga krimineli serb Luka Bojoviç.

Vukotiç është akuzuar edhe nga Greqia se ishte pjesë e një grupi kriminal, i cili merrej me qarkullimin e një sasie prej 135 kilogramë kokainë në vend.

Ministri i Brendshëm serb Nebojsha Stefanoviç konfirmoi në konferencën e djeshme për shtyp se Vukotiç u arrestua në Turqi dhe u dëbua në Serbi, ndërsa konfirmoi gjithashtu se ai akuzohej edhe nga Greqia në dyshimet se ishte pjesë e zinxhirit të trafikut të 135 kilogramë kokainë.

Ministri serb pretendon se nuk mund të japë më shumë detaje sepse aktualisht ka një procedurë penale kundër njeriut nga Kotorri në Serbi.

Prokuroria e Dytë Themelore në Beograd do të dëgjojë sot deklaratën e Vukotiç për falsifikim të një dokumenti.

Përveç Vukotiç, pjesë e udhëheqjes së të ashtuquajturit “Klani škaljarskog”, sipas shërbimeve të sigurisë, është edhe vëllai i tij Igor si dhe shtetasi tjetër Igor Dedoviç.

Vëllezërit Vukotiç u sulmuan disa herë në Kotor dhe Beograd. Edhe në vitin 2008, në rrugën bregdetare në Dobrota, në makinë Jovan Vukotiç është qëlluar disa herë me armë automatike.

Në shtëpinë e babait të tyre në vitin 2013, u hodh një bombë, por askush nuk u plagos nga shpërthimi.

Një grup kriminal i njohur për luftën e saj me të ashtuquajturin “klani kavačkim”, u ka marrë jetën deri më tani 30 personave në Mal të Zi dhe në Serbi.

Lufta filloi në fund të vitit 2014, kur 300 kilogramë kokainë u zhdukën në portin spanjoll të Valencias. Viktima e parë në luftë ishte Goran Radoman, pranë grupit të Vukotiçit.

Igor Vukotiç është i lidhur me një grup të Ranka Raduloviç, i cili është i dyshuar për planifikimin e vrasjeve të zyrtarëve të policisë, por edhe anëtarët e të ashtuquajturit “Klani kavačkog”.

Raduloviç, sipas prokurorit, ishte kreu i një prej tre grupeve kriminale, anëtarët e të cilit u arrestuan kohët e fundit, por kërkimet për një prej anëtarëve po zhvillohen në mënyrë intensive.

Një nga organizatorët e grupit kriminal, Erogen Brajoviç, u arrestua javën e kaluar në Shkodër, si pjesë e aksioneve të policisë shqiptare

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com