Vitenam do mirëpresë Formula 1 në vitin 2020

Vietnami do të mirëpresë Formula 1 për herë të parë në prill 2020.

Në një marrëveshje “shumëvjeçare” është rënë dakord për të zhvilluar garat në rrugët e kryeqytetit Hanoi.

“Që kur u përfshimë në këtë sport në 2017, kemi folur për zhvillimin e qyteteve të reja si destinacione për të zgjeruar garën e Formula 1,”-tha shefi ekzekutiv i F1, Chase Carey. “Vietnamese Grand Prix është realizimi i kësaj ambicieje.”

Pista e propozuar nga Hano përmban 22 kthesa gjatë gjithë gjatësisë së saj prej 5.565 km dhe do të jetë e katërta rrugë gare e F1 së bashku me Monakon, Singaporin dhe Azerbajxhanin.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com