Vlorë, bllokohet një gomone me dy shtetas italianë në bord

Një gomone me dy shtetas italianë në bord është bllokuar në Porto Palermo të Himarës në orët e para të mëngjesit të 21 janarit 2017

Mësohet se gomonia u bllokua rreth orës 04:50 minuta dhe dyshohet se do të transportonte lëndë narkotike.

Zyrtarisht policia thotë se gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin lundrues “Gomone” me gjatësi 8 m, me dy motorë mërkuri 250 KF, nuk janë konstatuar materiale apo sende të kundraligjshme.

Policia informon:Nga hetimet paraprake, nga deklaratat e tyre, mësohet se të dy shtetasit italianë janë nisur me mjetin e tyre lundrues nga Monopoli-Itali, në drejtim të Korfuzit, por për shkak të një defekti të shkaktuar nga motorat, janë kthyer për të ndaluar në Porto-Palermo, Himarë”

Dy shtetasit italianë të ndaluar janë M.M., 45 vjeç,  dhe A.A., 29 vjeç, njëri nga Brindizi dhe tjetri nga Bari

Policia Kufitare ka bllokuar mjetin lundrues, dhe po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com