Vlorë, sekuestrohet magazina me 500 kg kanabis

Policia e Vlorë ka sekuestruar në një magazinë rreth 500 kg kanabis në afërsi të Karaburunit dhe dy gomone.

Lënda narkotike ishte gati për t’u trafikuar dhe dyshohet se mund të ketë lidhje me gomonen e cila u kap ne plazhin e Darëzezës mbrëmjen e djeshme.

Ende nuk ka një informacion zyrtar në lidhje me drogën, ndërsa vijon ende operacioni i policisë.

Mbrëmjen e djeshme u kap nje gomone e fuqishme 12 metra e gjatë pas një ndjekje disa orëshe në det të hapur nga forcat shqiptare dhe ato të Guardia di Finanza, por skafistët arritën të largohen.

Mjeti vinte nga Italia dhe dyshohet se do të përdorej për trafik.

Ndërsa braktisja në Darzëzë dyshohjet se është skemë e trafikantëve për të humbur gjurmët e destinacionit të vërtetë ku dyshohet se i priste gati lëndë narkotike. Hetimet për tenmnativën e trafikut vijonë

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com