Vlorë, zbulohet magazina me 671 kg kanabis, një i arrestuar/ EMRI

Një tjetër rast i trafikut të drogës është goditur në Vlorë. Policia thotë se në vendin  e quajtur “Depot e Valanidhit” është sekuestruar një sasi prej 671 kg kanabis sativa dhe 200 litra benzinë.

Në kuadër të operacionit të koduar ”Karaburuni”,  u arrestua Benardo Nezhaj, 29 vjeç, banues në Dukat i Ri, Orikum.

Po ashtu mësohet se janë gjetur edhe disa mushka me të cilat mendohet se është bërë transporti i drogës.  Gazetarja e Ora News Jerola Ziaj raporton se lënda narkotike ishte e presuar dhe e paketuar dhe po bëhej gati të trafikohej drejt Italisë.

“Arrestimi i 29-vjeçarit  u krye pasi në Gadishullin e Karaburunit, në vendin  e quajtur “Depot e Valanidhit, iu gjetën dhe sekuestruan 671 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, si dhe 200 litra benzinë në 8 bidona plastik.

Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti si dhe për identifikimin e kapjen e të tjerë shtetasve të përfshirë në ketë veprimtari antiligjore”, sqaron policia.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ”Trafikimi i narkotikëve, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 283/a/2 i Kodit Penal.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com