Votimi i ri për Katalonjën?

Ministri i Jashtëm spanjoll, Alfonso Dastis ka thënë në një intervistë për mediat se ekziston mundësia që Katalonja të kërkojë mbajtjen e një procesi të ri zgjedhor, nëse zbatohet neni 155 i Kushtetutës spanjolle. Referuar pyetjes së gazetarit, Dastis ka thënë se nuk dëshiron arrestimin e presidentit katalanas Puigdemont, por është pro nxitjeve për bisedime të mëtejshme dhe dialog kontsruktiv.

Gjatë një interviste në lidhje me situatat konfliktuale mes Katalunjës dhe Spanjës si edhe pas referendumit katalunas të 1 tetorit, ministri i jashtëm spanjoll Alfonso Dastis u pyet nga gazetari nëse këtij rajoni i lejohet mbajtja e zgjedhjeve të reja sipas ligjit kushtetues. Dastis tha se është një proces që edhe mund të ndodhë.

“Sipas Kushtetutës, ekziston mundësia e një procesi të ri zgjedhor. Është një  pjesë e qytetarëve tanë që duan pikërisht këtë gjë . Por duhet të jemi të përgatitur dhe ekziston një tërësi masash që ne mund të aplikojmë. “

Kur u pyet nga gazetari për nje arrestim të mundshëm të kreut të Katalunjës, ministri i jashtëm spanjoll tha se shpresonte që gjërat mos të arrinin deri aty.

“Kjo varet vetëm prej tij dhe vetëm nga ai. Unë shpresoj shumë që mos të mos shkojmë aq larg. Ne do të vazhdojme bisedimet e do të përpiqemi të hyjmë në një dialog kontruktiv për të dyja palët”

Presidenti katalunas Puigdemont lëshoi të martën një deklaratë simbolike të pavarësisë së Katalunjës, por më pas e pezulloi atë duke bërë thirrje për negociata me Madridin. Kryeministri spanjoll Rajoy deklaroi në parlament se qeveria katalanase ka afat deri në 16 tetor për të dhënë përgjigje rreth deklaratës për pavarësi.

Nëse lideri katalunjas Puigdemont  konfirmon se ai shpalli deklaratën e pavarsisë, atëherë  do t’i jepet afat edhe tre ditë shtesë për ta korrigjuar. Rajoy nënvizoi se nëse kjo nuk do të ndodhë brenda afateve të caktuara atëherë do të zbatohej neni 155, i cili pezullon pavarsinë politike të Katalunjës duke lejuar Madridin në qeverisjen e drejtpërdrejtë të rajonit.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com