Vrasja në Tiranë, 31 vjeçari ishte i divorcuar dhe kishte një fëmijë

Detaje të reja nga vrasja  e ndodhur sot në mëngjes në “Don Bosko” të Tiranës.

31 vjeçari, pronar i një servisi makinash kishte vetëm dy muaj që ishte e divorcuar dhe nga martesa e parë kishte dhe një fëmijë.

Burime të rezervuara, por jo të konfirmuara, bëjnë me dije se mes 31 vjeçarit dhe 19 vjeçares po flisnin dhe për një martesë.

Xhuljeta Çuni dhe Xhafer Mata njiheshin prej 2- 3 vitesh.

Ata banonin në një lagje. Vrasja ndodhi para pallatit ku banonte e reja. Pasi qëlloi për vdekje vajzën, 31 vjeçari në gjëndje të tronditur psikologjike i dha fund jetës duke qëlluar veten në kokë me të njëjtën armë.  

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com