Vrasjet e 21 janarit, brenda vitit pritet vendimi i Strasburgut

Shpërblimi për familjarët e katër viktimave në 21 janar 2011 është një prej çështjeve  të kërkuar edhe në gjykatat shqiptare. Ndërsa në proces janë edhe tre padi të tjera, të cilat pritet të përfundojnë në shkurt të 2017.

Qendra Respublica me mbështetjne e Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë që kanë ndihmuar të afërmit e viktimave në këto çështje, bën me dije se paralelisht dy çështje po ndiqen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriu.

Ky institucion gjatë 2016 nisi shqyrtimin e çështjes së regjistruar prej vitit 2012 dhe pak javë më parë regjistroi edhe çështjen tjetër të kërkuar nga familjet Myrtaj, Veizi dhe Deda, të cilët godasin mënyrën e hetimit dhe të gjykimit në procesin penal.

Në Gjykatën Evropiane do të shqyrtohet kuadri ligjor i kohës, planet operacionale të menaxhimit të demonstratës, si dhe problematika e procesit penal, i kritikuar si një proces jo i rregullt ligjor.

Vendimet e Gjykatës Administrative, përmes një arsyetimi të drejtë, pranuan se vrasjet e 21 janarit ishin krim shtetëror dhe Garda e Republikës është përgjegjëse për vrasjen e Ziver Veizit, Hekuran Dedës, Aleks Nikës,  Faik Myrtaj, si dhe djalit të tij Bardhosh Myrtaj.

“Qeveria reagoi pa vonesë në ekzekutimin e vendimeve çka jep shpresë se mund të ketë vullnet që vëmendja të drejtohet edhe nga drejtësia e mohuar në procesin penal, për të parë mundësitë e hetimit të çdo detaji të anashkaluar deri tani”, thotë drejtori ekzekutiv i qendrës Res Publica, Dorian Matlija.

I kontaktuar nga Ora News online avokati Dorjan Matlia thotë se është shpresëplotë se brenda këtij viti do të merret një vendim.

Matlia e quan ‘pozitive” dhe deklaratën e kryeministrit Rama i cili thotë se qeveria do të pranojë dhe në Gjykatën e Strasburgut se kemi të bëjmë me një krim shtetëror për të cilën qeveria do të marrë përgjegjësitë e saj

Ndërsa Andi Dobrushi, drejtor ekzekutiv i Fondacionit Shoqëria e Hapur për Shqipërinë është një histori suksesi e shoqërisë civile si dhe për një vendim të drejtë nga Gjykata Evropiane për shkeljet e konstatuara në procesin penal.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com