Xhensila Pere: Më pëlqejnë meshkujt më të vegjël

Ish banorja e Big Brother, Xhensila Pere e ftuar në emisionin ‘Ditë e Re’ ka lënë të nënkuptohet se i pëlqejnë meshkujt më të vegjël. Sipas saj sot meshkujt më  të vegjël në moshë janë në trend.

“Në jetë asgjë nuk është e ndarë me thikë që duhet të jetë më i madh apo më i vogël. Mendoj se është me moshë. Kur je 18-19 vjeç kërkon një mashkull më të madh se vetja për të dhënë atë sigurinë që ndoshta ti nuk e ke krijuar me veten. Ndërsa në momentin që kalon tek mosha ime kanë dalë meshkujt e vegjël në modë.”

Në këtë mënyrë ajo ka lënë të nënkuptohet se edhe i dashuri i saj është më i vogël në moshë dhe kanë pak diferencë me njëri-tjetrin.

Pas ndarjes me Fatjonin, tashmë Xhensila është ka krijuar një lidhje të re.

“Nuk jam me Fatjonin. Absolutisht jo.”

Xhensila tregoi se do ta bëjë publike lidhjen pasi ta mendojë të arsyeshme. Ndërsa martesën e shikon larg.

“Kur ta shikoj të arsyeshme do ta bëj publike. Martesën nuk e mendoj shpejt. Pavarësisht tik tak-ut që kalon, e mendoj veten të vogël akoma.”

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com