Zaev në Davos: T’i japim botës një Ballkan të ri pa konflikte

Ballkani Perëndimor mund të kontribuojë shumë për të gjitha vendet e rajonit dhe për çdo fqinj nëse kultivon qasje pozitive dhe të sinqertë dhe nëse në vend të provokimeve të dikurshme dhe joproduktive i zëvendëson me një vullnet dhe dialog të mirë, deklaroi kryeministri maqedonas, Zoran Zaev, në debatin me temë “Përshpejtim i zhvillimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor”, zhvilluar në Davos.

Në debat morën pjesë presidentët e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë, Hashim Thaçi dhe Aleksandar Vuçiç, kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, i Malit të Zi, Dushko Markoviç, i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, i Shqipërisë, Edi Rama si dhe ministri i Punëve të Jashtme i Bosnjes, Igor Crnadak.

Ishin të pranishëm edhe Johanes Hahn, komisioner për politikën e fqinjësisë dhe zgjerimit të Bashkimit Evropian, nënsekretari për çështje politike të UNDP-së, Jeffry Feltman si dhe drejtorë ekzekutiv të disa kompanive më të mëdha me bizneset e tyre në rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Alsat.M/

”Secili duhet të tregojë kujdes për fqinjët, ndërsa liderët e Ballkanit Perëndimor duhet të këmbëngulin që t’i japin botës një Ballkan të ri, në të cilin nuk ka konflikte, por vetëm bashkëpunim, pasi kështu fitohet respekti dhe justifikohet mbështetja e partnerëve tanë strategjik për rajonin”, theksoi Zaev.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com