Zbardhet ngjarja në Radhimë, i kërkuari bëri rezistencë, plagoset nga policia

Policia e Vlorës ka dhënë detaje në lidhje me ngjarjen në Radhimë, ku ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri.

“Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë, të mbështetura nga forcat speciale RENEA, në zbatim të një plani masash për kapjen e një personi në kërkim, ishin duke kryer operacion në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim Gaqo Gjini 38 vjeç”, sqaron policia.

I kërkuari ka rezistuar duke tentuar të godasë me mjete prerëse një prej punonjësve të Policisë, ky i fundit në kushtet e vetëmbrojtjes e ka neutralizuar duke e goditur me armë një herë në këmbë.

Gjini është transportuar për të marrë ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal Vlorë dhe  është jashtë rrezikut për jetën.

“38 vjeçari ishte shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale ”Plagosje e rëndë me dashje”, ”Kundërshtim i punonjësve të policisë”, dhe ”Armëmbajtje pa leje”, tha policia në njoftimin zyrtar.

Vijon puna nën mbikqyrjen e Prokurorisë Vlorë dhe SHÇBA-së, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Policia vijon kontrollet per kapjen e personave me precedente

Policia e Shtetit në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë sezonit turistik, po ushtron kontrolle të shumta në të gjitha zonat me risk për evidentimin dhe kapjen e personave me precedentë që janë aktualisht në territorin e vendit apo që mund të vijnë gjatë verës nga rradhët e emigrantëve.

Këto kontrolle janë shtrirë dhe po vijojnë me forca e shërbime shtesë të policisë kriminale dhe agjentë civilë, për të garantuar një ambjet të qetë dhe të sigurt në qytetet si Durrësi, Fieri, Vlora, Lezha e Shkodra.

(Në foto: Gaqo Gjini, personi i cili i bëri rezistencë policisë dhe u plagos)

(Në foto: Gjak në tokë nga përplasja me armë në Radhimë)

(Në foto: Policia rrethon zonën për personin i cili po i bën rezistencë arrestimit)

(Në foto: Policia rrethon zonën për personin i cili po i bën rezistencë arrestimit)

(Në foto: Policia rrethon zonën për personin i cili po i bën rezistencë arrestimit)

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com