Zjarri në Rusi, rritet bilanci i të vdekurve, 53 viktima mes tyre edhe fëmijë

Të paktën 53 persona kanë humbur jetën nga zjarri që ra në një qendër tregtare në qytetin siberian të Kemerovës në Rusi. Midis viktimave janë 11 fëmijë.

Deri tani raportohet se 16 persona janë zhdukur, ku mes tyre ka edhe fëmijë por shanset por shanset për ti gjetur gjallë janë të pakta.

Ndërsa rreth 43 persona tjerë janë dërguar në spital për mjekim.

Zjarri shpërtheu në një hapësirë të madhe të qendrës tregtare katër katëshe që shërbente si kënd lojërash edhe për fëmijët.

Zjarrfikësit arritën të shpëtonin 120 persona, tha ekipi i emergjencave rajonale. Ndërsa zjarri mendohet se ka përfshhirë një sipërfaqe rreth 1600 metra katëror.

Shkaku i zjarrit ende nuk bëhet i ditur, por autoritetet kanë nisur një hetim.

Kemerovo, një zonë kryesore e prodhimit të qymyrit, ndodhet rreth 3,600 km në lindje të Moskës.

Kancelari austriak Sebastian Kurz  dhe ministri i jashtëm letonez Edgars Rinkēvičs kanë ngushëlluar  familjarët dhe të  afërmit e viktimave.

*

*

Top
Facebook Auto Publish Powered By : XYZScripts.com